DIBER- Kryetari këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të qytetit të Peshkopisë Shukri Zeneli, në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com sqaron të gjithë ngjarjen që ndodhi në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të këtij qyteteti, ku u nderua me titullin "Qytetar Nderi", ish- kreu i SHISH, Bashkim Gazidede. Ai bën të ditur se anëtarët e majtë në këtë këshill kanë bojkotuar momentin e votimit të këtij vendimi, që u propozua atë ditë të mbledhjes. Zeneli tha se ky ishte propozim i papritur i ish-këshilltarit të majtë Astrit Ademi, i cili e propozoi këtë emër të papërfshirë në projketlin epunimeve të këshillit. Sipas tij në projektin e këshillit që ishte për tu miratuar atë mbledhje, nuk ishte përfshirë kjo dhënie titulli dhe as motivacioni i tij me të cilin Bashkim Gazidede mori, por që u bënë aty në moment. I vetmi person që ka votuar kundër dhënies së titullit për Bashkim Gazideden ka qenë këshilltari i Partisë Demokracia Sociale, Petrit Zili. Sipas tij janë shkelur procedurat me këtë votim, pasi duhej më parë të kishte një projektvendim dhe më pas vendim për dhënien e titujve.

Si përfundoi mbledhja e këshillit bashkiak me dhënien e urdhrit "Qytetar Nderi", Bashkim Gazidedes dhe çfarë qëndrimi mbajtën anëtarët e majtë në këtë këshill?

Unë nuk e mbaj mend datën e saktë se kur është dhënë titulli "Qytetar Nderi", ish-kreut të SHISH, Bashkim Gazidedes, por ajo që di është pikërisht fakti që ne anëtarët e majtë në këtë këshill nuk kemi votuar në dhënien e këtij titulli. Kemi qenë kundër këtiij vendimi të këshillit. Madje mund të them se dhe vetë vëllai i Bashkim Gazidedes , Naim Gazidede nuk ka qenë dakort më dhenien e këtij titulli, duke e anashkaluar disi dhe duke thënë se "duket si e epërt për këtë titull për vëllain e tij". Në këtë mbledhje ne kemi qenë dakort për disa tutuj të tjerë që e meritonin vërtetë këtë nderim që i bën bashkia personaliteteve të caktuara. Përmendim këtu emrin e artistit të shquar Agim Krajkën, Qazim Xhelilin, Bashkim Lalën etj. Por për emrin e Bashkim Gazidedes kemi qenë kundër që në momentin që e morëm vesh. Ndërkohë që në po atë mbledhje janë dhënë titujt të tjerë që ne nuk i njihnim si qytetarë të Dibrës.

Kush e propozoi emrin e Gazidedes për të marrë këtë titull?

Këtë emër e propozoi një ish-anëtar i majtë në këtë këshill, që tashmë është i pavuarur, Astrit Ademi. Ne nuk u lajmëruam mëe parë për këtë emër, i cili nuk ishte në listën e emave të tjerë që u nderuan. Nuk kishte një projekvendim më parë, por vendimi u dha në këtë mbledhje.

Cili ishte motivacioni për të cilin iu dha ky titull ish- kreut të SHISH?

Ishte një vendim i paracaktuar nga ana e pjesëtarëve të djathtë të këtij këshilli, ne nuk ishim vënë në dieni më parë dhe për këtë kundërshtuam se nuk duhet të miratohen vendime që anëtarët e majtë në këtë këshill nuk janë njohur më parë. As motivacioni nuk ishte shkruar, por u tha aty për momentin si intelektual dhe profesor i shquar që ka nxjerrë Dibra. Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak ishin të pranishëm 10 këshilltarë nga 17 që janë gjithsej, shumica të koalicionit "Aleanca për Qytetarin". Pas propozimit, emri i Gazidedes është hedhur në votim, dhe 9 anëtarë nga 10 gjithsej kanë votuar pro titullit. Mes anëtarëve ka qenë dhe vëllai i ish-kreut të SHIK-ut, Naim Gazidede.

ULSI MANJA: PROPOZIMI, POLITIK NGA MIKU I VËLLAIT
Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com, kreu i PS në Dibër, Ulsi Manja tha se ajo që bëri këshilli i qarkut ishte totalisht e patolerueshme, që të miratojë një vendim që këshilltarëve të majtë nuk u ishte bërë e ditur. "Ne denoncojmë si jo të drejtë dhënien e titullit "Qytetar Nderi" për Bashkim Gazideden. Anëtarët e majtë në këtë këhsill nuk ishin lajmëruar më parë për një propozim të tillë. Propozimin e bëri një ish-anëtar i majtë i këshillit, i cili tashmë është i pavaruar. Ne nuk e dimë pse erdhi ky propozim nga Astrit Ademi. Por duke marrë parasysh faktin që ai shoqërohet shumë me kryetarin e këshillit të Qarkurt Dibër, Naim Gazideden, e marrim me mend se për çfarë ndodhi dhe ky propozim", tha ai.

TE MAJTET NUK KUNDERSHTUAN
Kryetari i këshillit bashkiak në Peshkopi, njëherësh dhe vëllai i Bashkim Gazidedes, Naim Gazidede, në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com mohoi faktin që të ketë patur një kundërshtim nga ana e anëtarëve të majtë në këtë këshill përsa i përketë dhenies së titullit "Qytetar Nderi", ish-kreut të SHISH. "Dhënia e titullit "Qytetar Nderi" në Bashkinë e "Peshkopisë është propozuar në këshill nga Astrit Demi. Mbaj mend që po atë mbledhje pati dhe një sërë emrash të tjerë që u nderuan me këtë titull. Mund të them se për listën me emra që u nderuan atë ditë, edhe kolegët socialist kanë qenë dakort. Ju mund t`i pyesni edhe vetë ata", komentoi vëllai i ish kreut të SHISH.

Kush ishte kreu i SHIK-ut, Bashkim Gazidede
Bashkim Gazidede, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar në vitet 1992-1997. Emri i tij është sinonimi i terrorit, torturave, zhdukjeve dhe pabesisë. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997. Emri i Gazidedes përfaqëson një nga faqet më të errëta të historisë sonë të re. Bashkim Gazidede është shembulli tipik i shpërdorimit të shërbimeve sekrete, për ndjekjen, përgjimin dhe dhunën mbi opozitën. Emri i tij dhe institucionit që ai drejtonte, lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni shqiptaro- maqedonas, Remzi Hoxha.
(ad.ti/shqiptarja.com)