6 turistë vendas e të huaj të cilët kanë qenë në një piknik në bjeshkët e Dibrës për pak sa nuk janë goditur nga rrufeja, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën, pasi ata ishin strehuar në një godinë për ti shpëtuar reshjeve të shiut dhe shkarkimeve atmosferike.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Bjeshkët e Grevës” aty ku ata u futën nën një strehë godine, por pak metra larg tyre rrufeja ka goditur.

Me të marrë njoftimin prtej tyre policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe grupi i turistëve është dërguar në spital, por fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

Ja komunikata e policisë
 
Policia iu vjen në ndihmë një grupi turistësh të huaj  dhe  shqiptarë (3 të huaj e 3 vendas).
Turistët u dëmtuan lehtë, pa rrezik për jetën nga rrufeja.
Turistët ndodheshin për piknik në "Bjeshkët e Grevës" sipër fshatit Ilnic të Dibrës.
Rreth orës 15.00 disa turistë janë përballur me motin e keq me shi, stuhi e rrufe dhe  për t'ju shmangur stuhisë u futën në një vend të mbrojtur nga shiu.
Por disa metra më tej ka rënë një rrufe e për pasojë janë lënduar lehtë 6 shtetasit, tre prej tyre janë turistë të huaj e tre shtetas shqiptarë.
Policia lokale ka shkuar menjëherë në ndihmë të turistëve duke i transportuar në spitalin e Dibrës.
Turistët kanë marrë ndihmën e parë mjeksore dhe nuk kanë shfaqur probleme serioze për shëndetin, por për shkak të tronditjes   personeli mjeksor do t'i trajtojë me ndihmë edhe për 24 orët në vijim.
Policia e Dibrës ka kryer të  gjitha veprimet proceduriale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë për "Ngjarje aksidentale".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)