Dibër, Klosi: Zgjedhjet
mund të mbahen këtë vit

Dibër, Klosi: Zgjedhjet<br />mund të mbahen këtë vit
TIRANE- Socialistët duket se po përgatiten seriozisht për të ardhur në pushtet, ndoshta më herët se sa vera e vitit 2013. Në Lezhë Rama, në Durrës Ruçi dhe tashmë në qarkun e Dibrës Klosi janë shprehur qartë që socialistët duhet të përgatiten pasi zgjedhjet mund të mbahet para kohës së caktuar në fund të mandatit katër vjeçar të kësaj qeverisjeje.

"Zgjedhjet politike mund të mbahen këtë vit, ndaj duhet të jemi të përgatitur për të qeverisur vendin. Sali Berisha po bie", kanë qënë dy deklaratat e forta që sekretari i Organizimit në PS, Blendi Klosi bëri me socialistët e Qarkut të Dibrës. Pas prezantimit të situatës politike nga kryetarët socialistë të rretheve Dibër e Mat, Ulsi Manja e Myslim Zeneli, Klosi ka folur për situatën politike në vend dhe organizimin e strukturave të PS-së, për të përballuar fushatën elektorale që sipas tij ka nisur. "Zgjedhjet e reja politike mund të mbahen këtë vit, kësaj nuk i dihet. Ne duhet të jemi të përgatitur për të qeverisur vendin. Dihet se Berisha nuk e lëshon lehtë pushtetin, por ky pushtet i ka bërë shumë të këqija vendit. Ne jemi një strukturë e organizuar mirë dhe i kemi të gjitha mundësitë për t'i fituar këto zgjedhje në të gjithë vendin", tha Klosi.

Një deklaratë e cila ka pasur dhe mbështetjen e socialistëve të Qarkut të Dibrës, të cilët teksa kanë argumentuar se sa e vështirë është bërë jeta në këto zona, sollën në mbledhjet e asambleve momente të ndëshkimit politik të socialistëve të rretheve Mat, Bulqizë e Dibër si dhe kujtuan se varfëria dhe mungesa e investimeve kanë ndikuar në nivelin e jetesës së qytetarëve të kësaj zone.

"Partia Socialiste është më e organizuar se PD dhe se tani e tutje kontaktet e drejtuesve të PS me strukturat e bazës do të jenë më të shpeshta. Çdo dy muaj do të mbahen asambletë socialiste të rretheve e do të raportohet për pranimet e reja në radhët e PS, për problemet e evidentuara si dhe përgatitjet për fushatën elektorale", tha Klosi. I cili nënvizoi se në rrethet Mat, Bulqizë e Dibër në zgjedhjet e fundit janë arritur rezultate më të mira se sa në zgjedhjet e vitit 2009. "Nëse do të ishin zgjedhje politike ne do kishim siguruar nga votat e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore 71 mandate. Misioni ynë historik është largimi i Berishës nga pushteti. Kjo arrihet duke patur struktura të forta në çdo skaj të vendit, duke evidentuar me saktësi forcën aktive të PS, duke mundur pesimizmin", tha Klosi. Ai është ndalur në funksionimin e asambleve socialiste të rretheve dhe organizatave të PS, duke theksuar se gjithçka do jetë e dokumentuar. Klosi evidentoi se uniteti mes socialistëve dhe zbatimi me korrektësi i statutit janë kyçi i suksesit të pritshëm për socialistët. Ajo që tërhoqi gjithashtu vëmendjen në mbledhjet e Asambleve Socialiste të Rretheve të Qarkut Dibër ishte se antarët do të kenë një mandat katër vjeçar dhe antarët aktivë të PS, njëvjeçar. I pyetur nga gazeta "Shqiptarja.com" në lidhje me deklaratat në asamblesë e qarkut Dibër, Klosi tha se "këto janë probleme të brendshme që diskutohen brenda partisë".

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot