Dibër/ 'Mbushën' me kanabis malet në Lurë, arrestohen dy vëllezërit, në pranga edhe një 18-vjeçar

Dibër/ 'Mbushën' me kanabis malet në Lurë, arrestohen dy vëllezërit, në pranga edhe një 18-vjeçar

Foto ilustruese

Tre persona, dy prej tyre vëllezër, kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Dibër, të akuzuar për kultivim kanabisi. Policia bën me dije se janë arrestuar K., 16 vjeç dhe F. K., 27 vjeç (vëllezër) dhe F. K., 18 vjeç, banues në fshatin Grykë Nokë. Ata dyshohen se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të thyer malore të Lurës.  

Gjatë operacionit, u sekuestrua një sasi lënde narkotike, si dhe u asgjësuan me anë të djegies pjesa tjetër e bimëve që ishin në proces tharjeje, ku një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës