Një aksident raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur Ura e Vocit në Bulqizë në rrugën e Arbrit ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Një mjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga teksa është përplasur me një ‘Skoda’. Fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo persona të dëmtuar.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po hetohen rrethanat e aksidentit.
Komento
Komente









