Dibër-Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë, 2 persona pasi përshtatën ambientet e lokalit për shitje e përdorim droge.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Kamuflimi", në pranga janë vënë Hygert Guga, 23 vjeç, dhe Sadi Roçi, 24 vjeç, të dy banues në Peshkopi.
Nga kontrolli në ambientet e një lokali në përdorim të 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e përgatitur në doza në formë cigare, një sasi tjetër me lëndë narkotike e pa përpunuar, 1 grirëse dhe 5 aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
‘Shtetasit e arrestuar, në bashkëpinim me njëri-tjetrin pasi përpunonin dhe ndanin lëndën narkotike në formë cigaresh, i kamuflonin ata duke i futur në paketa duhani’, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.