DIBËR- Arrestohet në flagrancë një person, si autor i dyshuar për plagosje. Kapja dhe ndalimi i tij brenda 24 orëve u bë i mundur nga policia e Dibrës, pasi ditën e djeshme në fshatin Bllatë, njësia Administrative Maqellarë, në ambientet e një lokali, Resmi Dida, 41 vjeç, banues në fshatin Bllatë, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë në pjesën e qafës E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë".
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vrasë me thikë një shtetas. Kapet dhe arretohet brenda 24 orëve, autori i dyshuar i ngjarjes
Me datë 03.08.2018, ora 23:00, në fshatin Bllatë, njësia Administrative Maqellarë, në ambjentet e një lokali, shtetasi Resmi Dida, 41 vjeç, banues në fshatin Bllatë, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë në pjesën e qafës shtetasin E.K, 30 vjeç, banues në Bllatë, i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën.
Shtetasi R. Dida, pas ngjarjes është larguar duke përfituar nga errësira, ku falë një pune të mirëorganizuar rreth orës 19.00, të datës së sotme ( 04.08.2018), u arrit të kapet dhe arrestohet pranë fshatit Luzni, Dibër.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 78 e 22 të Kodit Penal.
Komente








