TIRANE- Dy punëtorë kanë gjetur vdekjen tragjikisht teska po punonin për hapjen e një tuneli në komunën Selishtë të Dibrës, paraditen e sotme.
Njëri prej tyre, Qemal Shehu do festonte sot 50 vjetorin. Ndërsa viktima tjetër është Nazmi Hita. Dy punëtorët janë gjetur të vdekur nga shokët e tyre.
Nga të dhënat e para mësohet se punëtorët kanë vdekur nga asfiksia, ndërsa punonin për hapjen e një tuneli nga i cili do të depërtonte uji për hidrocentralin që do ndërtohej në komunën Selishtë.
Dyshohet se shkak i vdekjes mund të kenë qenë gazrat të cilat janë çliruar gjatë hapjes së tunelit. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com