"Nesër do të bëjmë prezantimin e projektit përfundimtar të rrugës së Arbrit, tanimë që është përzgjedhur edhe kompania. Ministria e Infrastrukturës është në negociata për firmosjen përfundimtare të kontratës dhe financimin dhe mos ndërprerjen deri në fund, e cila për 27 vite me radhë kush ka kaluar e ka premtuar dhe kush është rikthyer është rikujtuar.
VIDEO/ Rama, Nesër prezantohetprojekti për Rrugën e Arbrit
Ky është një zotim madhor për një aks që nuk i takon jo vetëm thjeshtë Dibrës, e cila bëhet me këtë rrugë de facto pjesë e metropolit dhe për një integrim të plotë të bashkësive me qendër Tiranën dhe me shtrirje drejt Durrësit dhe Dibrës, por është edhe një aks i rëndësishëm kombëtar edhe në funksion të lidhjes me pjesën matanë kufirit, për të cilën kemi filluar të diskutojmë me qeverinë maqedonase", tha Rama.
Pas Vlorës dhe Velipojës, qeveria vijon mbledhjen e radhës dy ditore në qytetin e Peshkopisë, duke vijuar kështu traditën e çdo fillimmuaji ku qeveria zhvillon mbledhjet jashtë Tirane.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










