Dibër, sherr me militantët e PD
pranga policit të PDIU me 'Range'

Dibër, sherr me militantët e PD<br />pranga policit të PDIU me 'Range'
DIBËR-Një polic është vënë në pranga kurse gardist është liruar nga detyra në Dibër. Të dy kanë qenë aktivistë të PDIU.
Për arrestimin e policit, shkak u bë një konflikt mes simpatizantëve

Disa simpatizantë të Partisë Demokratike në Dibër, në vendin e quajtur Ushtelenxë, Njësia Administrative Tomin u kanë dalë para dy mjeteve me logon e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) duke u bllokuar rrugën dhe për pasojë të dyja palët janë konfliktuar fizikisht.
 
Pas kësaj ngjarje Policia ka arrestuar efektivin Demir Deda, 26 vjeç, Punonjës Policie në Stacionin e Policisë Port-Durrës, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, i cili drejtonte automjetin tip ”Range Rover” me logon e PDIU.

Deda u arrestua për veprën penale të shpërdorimit të autoritetit policor. Ndërsa ai shoqërohej edhe nga një mjet tjetër "Range Rover" me logon e PDIU
 
Policia ka ushtruar kontrolle në automjetin tip ”Range Rover”, që drejtohej nga Demir Deda, ku gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën ai deklaroi se e mbante me leje për shkak të detyrës si punonjës policie.
 
Ndërsa nga kontrolli i imtësishëm i mjetit tjetër nuk u konstatua asnjë send apo material i kundërligjshëm.
  
Gjithashtu, u kryen veprimet proceduriale dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, ndaj shtetasve:
 
D.R, 36 vjeç, banues në Peshkopi.
 
M.Z, 27 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
 
K.S, 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë.

Ministri i Brendshem Demiraj ndjek operacionin e arrestimit te policit
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka ndjekur nga afër operacionin e Policisë së Shtetit dhe SHÇBA-së për arrestimin e në flagrancë të shtetasit Demir Deda, punonjës policie në Durrës, i cili ishte i përfshirë në fushatën elektorale të subjektit politik, PDIU, në Dibër duke shkaktuar incidente me subjekte të tjera politike. Ministri Demiraj inkurajon strukturat e Policisë së Shtetit për të mos lejuar asnjë shkelje të ligjit pa marrë përgjigjen e merituar. 

Ministri Dritan Demiraj i tërheq vëmendjen Drejtorit vendor të Policisë në qarkun Dibër, i cili nuk ka marrë masat e nevojshme duke cenuar besueshmërinë e punës së Policisë së Shtetit. 

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj u bën thirrje të gjithë subjekteve politike të shmangin incidentet, të respektojnë ligjin duke mos angazhuar në fushatë persona të cilëve iu ndalohet një aktivitet i tillë dhe të mbajnë larg aktivitetit elektoral persona me rekorde kriminale, pasi do të ketë tolerancë zero.

Shkarkohet gardisti, mori pjese ne fushaten e PDIU
Po sot në vijim të masave të marra për ngjarjen e mëngjesit të ditës së sotme në Dibër, ministri i Brendshem Demiraj i ka kërkuar Komandantit të Gardës së Republikës shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Florian Lalës, punonjës i Gardës së Republikës. 

Efektivi i Gardës së Republikës në shkelje të statusit të tij dhe nenit 332/a të Kodit Penal, “Shpërdorimi i autoritetit policor” ka marrë pjesë aktive në fushatën elektorale të një subjekti politik, më konkretisht Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun e Dibrës. Efektivi Florian Fatbardh Lala është liruar menjëherë nga detyra. 

Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset