Dibër, shoku plagos 16-vjeçarin
me plumb në kokë, aksidentale

Dibër, shoku plagos 16-vjeçarin<br />me plumb në kokë, aksidentale
DIBER - Një ngjarje e rënë ka ndodhur të merkurën në mbrëmje në bjeshkët e Dibrës. Një 16-vjeçar me inicialet E.A., është plagosur me një plumb në kokë nga shoku i tij, duke rrezikuar seriozisht jetën, por fati e ka ndihmuar dhe plumbi i ka mbetur në kafkë.

Burime nga Drejtoria e Policisë së Dibrës njoftuan, se ngjarja ka ndodhur në orën 19.15 minuta të ditës së merkurës (17 korrik), në vendin e quajtur Varri i Sejmenit, në bjeshket e Korabit, sipër fshatit Sllatinë.

Adoleshentët kanë qenë në bjeshkë dhe dyshohet se një bashkëmoshatar i tij të ketë shkrehur pa dashje armen, duke e qëlluar në kokë shokun e tij. Menjëherë në vendngjarje ka shkruar grupi hetimor, ndërsa 16-vjeçari është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi nuk i ka prekur organet jetesor. Sipas policisë, i riu i dyshuar si autor i ngjarjes është shoqëruar në polici, ndërsa arma ende nuk ishte gjetur, pasi ai e kishte fshehur në pyll.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore

‘Portat e Ferrit’ të Turkmenistanit, një mister që po mahnit vizitorët e Azisë Qendrore