Vjedhja e 7.3 milion lekëve në Dibër ka bërë që e gjithëe administrate e postës të shkarkohet nga detyra.

Nga detyra janë shkarkaur Juzana Qorja drejtuesja e Postës, Flutura Çela shefja e financës, Elsa Lala shefja e shërbimit dhe Gjylsima Hyba arkëtarja e postës.

Shkarkimi nga detyra i gjithë administratës së Postës është bërë nga ana e drejtorisë së përgjithshme të Postave në Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë, policia shpalli në kërkim  Skerdinand Hoxha, 28 vjeç, i cili duke shfrytëzuar detyrën si Kryetar e punonjës Shërbimi i Zyrës Postare Maqellarë, Dega e Postës Dibër, ka tërhequr nga arka e Postës, për kryerjen e shërbimeve, një sasi prej 7.356.092 lekë të reja dhe është larguar duke marrë me vete dhe shumën në fjalë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)