Dibra e izoluar, shemben
disa çati por s'ka viktima

Dibra e izoluar, shemben<br />disa çati por s'ka viktima
DIBER- Në Dibër raportohet për situatë kritike. Të gjitha komunat janë të izoluar. Ka fshatra ku lartësia e borës kalon mbi 3. 5 metra. Janë shembur disa cati, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Banorët bëjnë apel për ndihma ushqimore dhe medikamente. Aksi Peshkopi-Qafë Buall kalohet me shumë vështirësi, pavarësisht se borëpastrueset janë të pranishme. Stuhia e borës e bën shumë të vështirë mbajtjen hapur të rrugës. Në komunën Trebisht mungon energjia elektrike ndërsa nga fshati Luzni një grua bën apel për ndihmë pasi fëmija i saj 8 muajsh ka temperaturë të lartë dhe kërkon ndihmë për ta transportuar në spital.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024