Dibra me ngrica e acar
shtatzëna transportohet në Tiranë

Dibra me ngrica e acar <br />shtatzëna transportohet në Tiranë
DIBER- Një helikopter është nisur në drejtim të Kalasë së Dodës për të bërë të mundur transportimin e një gruaje shtatzënë drejt maternitetit të Tiranës. Gruja që prej ditës së djeshme ishte e bllokuar në Kalanë e Dodës. 24 vjeçarja në muajin e 6-të të shtatzanisë ishte transportuar me barrelë në këmbë, nga fshati Shullan në Kalanë e Dodës por më tutje nuk mundi të lëvizte pasi rruga ishte e bllokuar dhe trashësia e borës arrin në 2.5 metra.

Banorët thonë se gruaja ishte strehuar tek një familje në fshatin Ujmir. Mbrëmë nuk dihej si është gjëndja e saj shëndetësore për shkak se është ndërprerë komunikimi telefonik pasi në këtë fshat nuk kishte energji elektrike. Dy herë helikopteri ka tentuar mbrëmë të ulet në këtë zonë për të shpëtuar gruan shtatzënë por ulja ka qenë e pamundur për shkak të motit të keq. Në rrethin e Dibrës sot kanë pushuar reshjet por ka ngrica.
Ndërkohë që sot me ndihmën e helikopterit është bërë trasnportimi I gruas drejt Tiranës.

Në zonat e izoluar nga bora është e pamundur ndërhyrja. Në komunën Sllovë Trebisht dhe Ostren nuk ka energji elektrike. Në ostren janë shembur 6 cati banesa, por nuk ka të lënduar. Në disa fshatra lartësia e borës kalon në 3 metra dhe banorët bëjnë apel për ndihma ushqimore sepse dhe dyqanet e vogla të fshatrave janë të boshatisura.

Një grua shtatzënë nga Ostreni është transportuar në qendër të komunës, ku ndodhet një qendër mami, pasi banorët kanë hapur borën në 5 km rrugë. Temperaturat janë -15 gradë, dhe ngricat kanë krijuar shumë probleme. Po punohet për hapjen e rrugës nacionale Peshkopi- Qafë Buall por është tepër e vështirë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë