Dibranët ankohen për LSI-PDIU
Rama: Ja raporti me problemet

Dibranët ankohen për LSI-PDIU<br />Rama: Ja raporti me problemet
Pas qytetit të Kukësit, kryeministri Edi Rama sot ka publikuar në faqen e tij në Facebook një raport me dëgjesat në qarkun e Dibrës për problemet që shqetësojnë më shumë banorët.
 
Në tabelën e publikuar nga raporti, Rama ka renditur 10 problemet, që sipas banorëve kërkojnë zgjidhje emergjente në këtë qark.
 
Problemi kryesor i dalë nga dëgjesat është infrastruktura, veçanërisht rruga nacionale Peshkopi- Tiranë, më pas vjen mungesa e ujit të pijshëm dhe kanalet vaditës.
 
Por, ajo që tërheq vëmendjen në listën e probleme të paraqitura nga Rama, bazuar te raporti i dëgjesave është shqetësimi i banorëve për politizimin e administratës dhe pengesat që kanë hasur nga koalicioni me LSI dhe PDIU në këtë qark.
 
Në listën e 10 problemeve janë edhe papunësia, problemet me tokën dhe investimet në zonat rurale.
 
Në Dibër, kryeministrit Rama i kërkuan edhe riorganizimin e Partisë Socialiste.
 
E ndërsa bën edhe një pasqyrë të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit, Rama fton të gjithë miqtë e rrjetit nga qarku i Dibrës të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport.
 
Pas turit të dëgjesave Rama ka paralajmëruar një reformë të thellë në administratë. 

Në qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 qershorit, PS dhe PD morën nga dy mandate, LSI dhe PDIU nga një, ndërsa bashkia drejtohet nga PS.  

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!