Dy raste dhune janë regjistruar ditën e sotme në vendin tone. Në Fier e Dibër, dy persona janë ndaluar nga policia pasi kanë ushtruar dhunë në familje. Një 64-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ka ushtruar dhunë mbi kunatin e tij. Avdul S., është i ndaluar nga policia, ndërsa në Fier një 46-vjeçar ka rrahur të vëllain.
Njoftimi i plotë për ngjarjen e Dibrës
Ushtron dhunë fizike ndaj kunatit të tij arrestohet në flagrancë nga Policia
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :
Avdul S, 64 vjeç, banues në Peshkopi.
Njoftimi i plotë për ngjarjen e ndodhur në Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
•Krenar Qalliaj, 46 vjeç, banues në Lalar, Fier.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në fshatin Lalar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit L.Q, 52 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a /1 i Kodit Penal.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij shtetasit R.F, 40 vjeç.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.
Komente

