DiCaprio fiton çmimin e aktorit
më të mirë në SAG Awards

ktori amerikan, Leonardo DiCaprio fitoi dje në mbrëmje çmimin si aktori më i mirë në Screen Actors Guild Award në kategorinë aktori më i mirë në rol kryesor.

DiCaprio fitoi statuetën e Screen Actor Guild Award për herë të parë pas nëntë kandidimeve, për performacën e tij në filmin dramatik ”The Revenant” (”I kthyeri”).

Aktori falenderoi prindërit e tij për marrjen e këtij çmimi.

”Falenderoj prindërit e mi për durimin e treguar për një 13-vjeçar pak të bezdisshëm si unë, por ambicioz, i cili çdo ditë pasi mbaronte shkollën kërkonte të shkonte në audicione”.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish masën e arrestit shtëpiak, pret në shtëpi ‘miqtë’ nga Kosova