DiCaprio i turpëruar nga performance e tij në “Titanic”

DiCaprio i turpëruar nga performance e tij në “Titanic”
Leonardo DiCaprio ishte turpëruar së fundi kur kishte parë një pjesë të xhirimeve të filmit hit të vitit 1997, “Titanic”.
Regjisori James Cameron dhe bashkëaktorja e DiCaprios, Kate Ëinslet, dolën në Londër gjatë të martës për premierën e versionit të ri 3D të filmit.
DiCaprio nuk u paraqit në qilimin e kuq, por Cameron ka zbuluar se aktori ishte skuqur kur së fundi kishte rishikuar filmin.
“Do të doja Leo të jetë këtu por ai po xhiron një film. Do të ishte mrekulli për Leon të jetë këtu, të jetë pjesë e festimeve. Nuk ia kam treguar atij të gjithë filmin, por i kam treguar 18 minuta nga ai, disa muaj më parë”.
“Ishte një ribashkim i mirë për ne, por ishte mrekulli të shikojmë reagimin e tij. Ai nuk mund të besonte. Ai më tha, ‘Jam një i ri i pavlerë. Shikomëni’. Ai gati sa nuk u fut nën karrige. Ishte një moment i mirë”, ka thënë Cameron.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma