TIRANE - Mital Tola emërohet shef i komisariatit të Policisë Rrugore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka firmosur emërimin e Tolës në krye të Qarkullimit të Tiranës.

Ai zë në këtë post, vendin e Dritan  Bonës, të shkarkuar bashkë me 20 efektivë të tjerë rrugorë, pasi u gjetën me shkelje pas një auditimi të Drejtorisë së Standarteve.

Tola ishte komanduar në këtë detyrë prej disa javësh, pasi ishte me detyrë më parë në Drejtorinë e Qarkullimit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.