Diell dhe temperatura deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore (afrimi gradual i Anticiklonit Afrikan).

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite dhe të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 7-10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 16°C

në zonat e ulëta 6 deri 22°C

në zonat bregdetare 9 deri 20°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe

Trafiku i çmendur në Tiranë? Eksperti: Këta rrugë kemi, të disiplinojmë shoferët, gjobat i kemi shumë të lira! Këta ndalojnë për të pirë kafe