Diell dhe temperatura deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Qarkullimi anticiklonar i Azoreve dhe ai afrikan që ka mbërthyer një pjesë të madhe të Ballkanit dhe jo vetëm prej disa ditësh tashmë do të bëjë që edhe për ditën e nesërme (e Premte) mbi vendin tonë të dominojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët me orë të gjata me diell, ndërsa vranësirat të pakta në formën e reve të mesme dhe të larta kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe në male hera herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 2-3ballë.

Temperaturat minimale parashikohen jo më të ulëta se 9°C, kjo kryesisht në vendet malore ndërsa vlerat maksimale pritet të arrijnë deri 30°C në zonat e ulëta si Tirana apo Kuçova.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi

Honda shkrihet me Nissan sjellin kompani të re të përbashkët prodhimi