Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet i  kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 33 gradë celcius në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.