Mot i kthjellët do të mbizotërojë në vend deri në orët e pasdites, ku në zonat malore, kryesisht veri-verilindje të Shqipërisë, do të ketë kalime vranësirash, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara shiu.
Sipas MeteoAlb, orët e natës sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm sërish në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Verior - Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.