Diell e temperatura të larta në vijim, meteorologu Osmani: Aspak tipike për muajin shkurt, vendi ndikohet nga masat ajrore afrikane

Moti i mirë me diell dhe temperatura të larta do të na shoqërojë edhe në ditët në vijim. Sipas meteorologut Hakil Osmani, rritja e vlerave termike që nuk janë tipike të muajit shkurt, ndodh si pasojë e masave ajrore që vijnë nga kontinenti i Afrikës. Këto masa, përveç të ngrohtit do të sjellin edhe grimca rëre nga shkretëtira e Saharasë.

“Temperaturat që po përjetojmë tani nuk janë tipike të muajit shkurt.  Janë temperatura 5-6 gradë më shumë se sa normalja. Pritet që temperaturat normale të shkojnë në 21 gradë celsius në zona të veçanta. Po ashtu temperaturat do rriten ndjeshëm edhe në zonat malore. Kjo ndodh si pasojë e masave ajrore që po vijnë nga Afrika.  Temperaturat më të larta do të jenë të enjten dhe të premten. Më pas fundjava sjell një rënie të lehtë të vlerave termike, por mbeten sërish të larta për shkurtin. Kjo masë ajrore e ngrohtë sjell me vete edhe grimca rëre të imët që do të bëje që qielli mos të duket shumë i pastër. Për sa i përket kushteve të motit do të kemi mbizotërim të kthjellimeve. Java e parë e marsit pritet të jetë me mot të qëndrueshëm. Shumë pak vranësira. Për sa i përket vlerave termike pritet të luhaten në 16-17 gradë celsius. Për sa i përket erës do të shkojë në 35 km në orë, por nuk do të sjellë probleme në det të hapur”, tha meteorologu Hakil Osmani.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren