Mbi vendin tonë ditën e sotme do të vijojë që të mbizotërojë një mot i ftohtë me ngrica dhe temperatura nën zero. Në të gjithë territorin, sipas IGJEUM-it, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk pritet që të ketë reshje shiu apo dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit, pritet të arrijnë në bregdet nga 3 -12 °C, në vendet e ulëta nga 1-10 °C, ndërsa në zonat malore do të jetë më shumë ftohtë, -3 deri 2 °C. Për shkak të temperaturave nën zero, duhet pasur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore.
Era ashtu si dje edhe sot do të fryjë e lehtë deri mesatare. Moti me këto kushte atmosferike pritet që të zgjasë deri në fundjavë mbi vendin tonë.