Dielli dhe vranësirat do të shoqërojnë ditën e sotme, në zonat veriore reshje shiu

Dielli dhe vranësirat do të shoqërojnë ditën e sotme, në zonat veriore reshje shiu

Moti sot do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm. Do të nisë me kthjellime gradualisht dhe në mesditë deri në pasdite vranësirat do të marrin zhvillim, ndërsa në mbrëmje do të vijnë në pakësim në pjesën qendrore dhe jugore.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht zonat malore veriore dhe lindore. Në formë të izoluar në këto zona, reshjet parashikohen të marrin karakter shtrëngatash në orët e nxehta të ditës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim Lindje-Veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi në dete, i forcës 2-3 ballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv

'Bujtina Ajazi ndër më të mirat në Shqipëri' të dielën në 'Veri Jug' ora 13:30 në Report Tv