Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët dhe vranësirat të lehta mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë deri në pasdite kur në zonat Veriore-Verilindore vranësirat shtohen duke sjellë shira të izoluar . Nata largon vranësirat nga i gjithë vendi duke ri-kthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 33°C.
Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit mbeten me vranësira dhe shira të herë pas-hershëm. Ndërsa kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të kontinetit Europian. Ku më të dukshme kthjellimet dhe temperaturat e larta mbeten në Mesdhe.