Dielli do sjellë pozitivitet tek jeta juaj në çift... Zbuloni parashikimin e yjeve për ju sot

Dielli do sjellë pozitivitet tek jeta juaj në çift... Zbuloni parashikimin e yjeve për ju sot

DASHI

Dielli do sjelle pozitivitet tek jeta juaj ne çift. Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire dhe gjerat kane për t’iu ecur fiks ashtu si i dëshironi. Beqaret do kenë dëshirë për aventura dhe mundësitë për te tilla gjera do jene te shumta. Takimet qe do realizojnë ne orët e para te mëngjesit do jene fantastike. Ne planin financiar Urani do ju ndihmoje ta mbani situatën nen kontroll.

DEMI

Dite shume romantike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do dije si t’iu beje për vete ne çdo moment dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndihur. Beqaret do kenë një dëshirë te madhe për liri dhe nuk do preferojnë te afrohen shume me dike. Situata financiare do jete e qëndrueshme. Do dini mire sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë për te ardhmen.

BINJAKET

Do kërkoni gjithë kohës ta drejtoni partnerin dhe ndonjëherë kjo gjë do e acaroje atë. Mund t’iu lindin edhe konflikte qe do ju mërzitin. Beqaret do habiten edhe vete me veten. Ata do kenë me tepër besim dhe do dine kur dhe ke te joshin. Gjerat për ta mund te ndryshojnë për mire. Paratë me mire mblidhini pak nga pak sesa t’i harxhoni te gjitha dhe te mbeteni me xhepat bosh me pas.

GAFORRJA

Ne tërësi marrëdhënia juaj me partnerin do jete e mire sot pavarësisht ndonjë debati te vogël qe mund te linde ne momente te caktuara. Beqaret do jene shume përzgjedhës dhe nuk do tërhiqen nga aventurat kalimtare. Ata kërkojnë dike me te cilin te kalojnë jetën. Buxheti do jete i shkëlqyer. Është momenti i duhur për te investuar për një laptop, për një telefon apo diçka tjetër te nevojshme.

LUANI

Dite përgjithësisht e mire do jete kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Do filloni te bëni edhe projekte afatgjata me partnerin tuaj dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet te bëhen gati. Mundësitë për aventura kalimtare, por drithëruese do jene te shumta. Financat nuk do jene te kënaqshme, kështu qe me mire tregohuni pak me te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

VIRGJERESHA

Dite shume e rëndësishme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merren disa vendime te mëdha për te cilat është pritur gjate. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe pak nga pak ai person do behet pjese e pandashme e jetës se tyre. Ne planin financiar duhet ta frenoni veten kur te kryeni shpenzime, pasi ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrolli.

PESHORJA

Sido qe te vijnë punët gjate kësaj dite ju do i jepni prioritet absolut jetës ne çift. Do e surprizoni partnerin me fjalët e duhura dhe me disa dhurata fantastike. Beqaret edhe pse do mundohen shume nuk do arrijnë dot ta tërheqin pas vetes personin e duhur. Te ardhurat do mbeten ende te njëjta. Kërkoni ndihme nga te afërmit nëse papritur do ju duhet te bëni disa investime.

AKREPI

Gjate kësaj dite do ndiheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe do i harroni njëherë e mire te gjitha problemet e se shkuarës. Beqaret nuk do ndihen gati për aventura dhe do preferojnë te presin edhe pak kohe për te filluar lidhje serioze. Ne planin financiar do jeni shume te palogjikshëm dhe kjo mund te shkaktoje probleme me vone. Po vazhduat me këtë sjellje shume shpejt do mbeteni pa para.

SHIGJETARI

Pritet qe edhe ne jetën tuaj ne çift te ketë tension gjate gjithë kësaj dite. Do ju duket sikur partneri kërkon t'iu komandoje dhe do debatoni ashpër me te. Beqaret do bëjnë mire te reflektojnë gjate para se te hedhin hapa sepse ne realitet jo çdo gjë është ashtu si e kane ëndërruar. Financat do jene goxha te mira dhe mund ta bëni pa frike çdo lloj shpenzimi te menduar me pare.

BRICJAPI

Ju qe jeni ne një lidhje, përveçse duhet te kujdeseni me tepër për partnerin tuaj, duhet t'i bëni edhe sytë katër. Disa persona ju urrejnë dhe do mundohen me çdo mënyrë t'ua prishin harmoninë. Beqaret do kenë disa njohje te cilat do i bëjnë t'iu rrahe zemra edhe me fort nga me pare. Me financat do dini gjithë kohës si te silleni dhe gjendja ka për te mbetur gjithmonë e qëndrueshme.

UJORI

Dashuroni ashtu si ta ndieni sot dhe mos mendoni asnjë moment se çfarë do mendojnë te tjerët. Jeta është e juaja dhe me te mund te bëni çfarë te doni. Beqaret do jene te privilegjuar me shume se kurrë ndonjëherë dhe për ta do filloje një etape e jashtëzakonshme. Perspektivat financiare pritet te jene goxha te mira. Me një menaxhim edhe me te kujdesshëm keni për te pasur përmirësime.

PESHQIT

Dite e mire ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jete arsyeja ajo qe do iu udhëheqë gjithmonë dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Beqaret do zgjidhen nga gjumi letargjik ne te cilin kishin rene dhe do bëjnë te pamundurën për ta bere për vete personin qe do pëlqejnë. Financat do konsolidohen tej mase kështu qe bëhuni gati për te bere investimet me te nevojshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan