Kim Kardashian është në një mision për t’iu rikthyer trupit të mëparshëm pasi solli në jetë djalin e saj Saint. Ylli televiziv është shprehur shumë e emocionuar nëpërmjet një statusi në Twitter ku ka rrëfyer se ka humbur jo pak, por plot 14 kg vetëm 40 ditë pas lindjes.

“Jam shumë e emocionuar. 14 kg më pak, por ende edhe 18 për të rrëzuar. Jam shumë e fokusuar”, është shprehur 35-vjeçarja që aktualisht i është nënshtruar dietës Atkins, dietë e cila e ndihmoi të kthehet në formë edhe pas shtatzënisë së parë.

Plani Atkins konsiston në konsumimin e të gjitha llojeve të ushqimeve, përfshirë këtu karbohidratet, proteinat, yndyrnat ndërkohë që do të bini kënaqshëm në peshë, pa u ndjerë të uritur. Mund të hani perime, makarona dhe madje dhe patate. Një burim i afërt me Kim tha se bashkëshortja e Kanye Eest është e motivuar dhe i ka vendosur vetes synime të qarta.

Trajneri personal i familjes Kardashian, Gunnar Peterson, ka rrëfyer gjatë muajit dhjetor se Kim i ka bërë ushtrimet pjesë të pandarë të rutinës ditore, siç është dhe ngrënia e mëngjesit apo e drekës. Ai tha se kur vjen puna tek kilet e shtatzënisë, Kim është më e vendosur se kurrë. Dhe ne të gjithë e dimë se kur Kim i vendos vetes synime, i arrin gjithnjë.
kim kardashian
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)