DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve, tashmë kudo në botë nëpërmjet internetit

DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve, tashmë kudo në botë nëpërmjet internetit

DigitAlb mbetet gjithmonë lider, si Platforma Televizive më e dashur e të gjithë Shqiptarëve. Në këtë 18 Vjetor DigitAlb, ka hyrë në një epokë krejtësisht të re.

Aplikacioni më i ri përmes teknologjisë OTT, ju mundëson të shihni nga internet të gjitha kanalet e platformës, kudo ku jeni në të gjithë botën. Instalojeni atë në pajisjet smart si televizor, tablet apo telefon dhe kjo teknologji bën të mundur që në çdo moment të shijoni shpejt dhe shume thjesht më të mirat e ekranit, librarinë më të pasur Video on Demand, si dhe një eksperiencë të re nëpërmjet teknologjisë Catch up TV. Tanime nuk do të humbni asnjë program që jeni duke parë apo që ka kaluar, sepse ju e keni kohën në dorën tuaj.

Shkarkoni tani aplikacionin në çdo pajisje smart. Hyni në faqen zyrtare DigitAlb.al për tu regjistruar e për ta provuar këtë eksperiencë FALAS. Kliko këtu: https://www.digitalb.al/ott/

DigitAlb nuk pret startin e sezonit sportiv por po ju dhuron tani imazhin më ideal të futbollit.

Sezoni i ri sportiv që nis për pak dite, do t’ju rikthejë për shumë vite të tjera me rradhë emocionet e Premier League, spektakli më fenomenal i futbollit në planet.

La Liga, kampionati që bën të levizë globin apo Liga e El Clasico.

Bundesliga, kampionati i hekurt i futbollit.

Ligue 1, liga e kampioneve të botës.

Futbollit Italian me kupën dhe superkupën e Italisë.

Prej muajit shtator dhe deri në vitin 2028 na presin të gjitha ndeshjet e Kombëtares Kuq e Zi, përfaqësues së Kosovës. Eventet e futbollit shqiptar, me kampionatin, kupën dhe superkupën. Kompeticionet evropiane, UEFA Nations League, Europa League, Conference League, Kualifikueset e Evropianit dhe Botërorit, si dhe sfidat më të rëndesishme miqësore. Bashkë me sportet e tjera; Box, Tenis, Sfidat e UFC, kanalet Eurpsort 1 dhe 2, etj

Programet më të dashura për të gjithë vogëlushet vazhdimisht të sjella në shqip. Premierat e arta në gamën më të madhe të kanaleve kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve dhe argëtimit televiziv në formatin më ideal të zërit dhe figurës.

Gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, tanimë vjen në çdo moment, kudo ku ndodheni.

Edhe pse DigitAlb ofron vazhdimisht risi dhe evente të jashtëzakonshme televizive, sërish mbetet pranë abonenteve me ofertat më të mira në treg e për çdo shportë familjare.

Asgjë nuk mbaron këtu… DigitAlb do t’ju mahnisë me surpriza të reja.

DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të