Gjatë natës së mbrëmshme janë djegur 2 makina në qytetin e Vlorës, për të cilat dyshohet se djegia është e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur lagjen “1 Maji” në orën 01:45, ku nga flakët është përfshirë një automjet tip “BMW” X5 me targa AA200MZ, dhe një makinë e llojit “Benz” me targa AA171RX.

Të dyja automjetet janë në pronësi të Ermelind Abazi, efektiv i "Delta Force", ndërsa në momentin e djegies kanë qenë të parkuara. Pista e hetimit është ajo e zjarrvënies së qëllimshme për shkak të detyrës, por ende nuk dihen rrethanat dhe autorët.


(Ermelind Abazi, efektivi i "Delta Force" të cilit i'u dogjën 2 makina)

Më datë 14.04.2018, rreth orës 02:00, në lagjen “1 Maji”, janë djegur mjetet tip ''Benz'', dhe ''BMW'', në pronësi të shtetasit E.A.. 

Dyshohet se zjarrëvenia është e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.