Digjen dy automjete me targa serbe në veri të Kosovës

Digjen dy automjete me targa serbe në veri të Kosovës

Një nga veturat e djegura

Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e së shtunës në Mitrovicën e Veriut, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se policia nuk e ka identifikuar ndonjë të dyshuar për këtë incident, por prokurori e ka hapur këtë rastin si “zjarrvënie”.

“Një veturë Skoda Octavia me targa serbe u përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e kaploi pastaj edhe veturën e tipit Mercedes C class, po ashtu me targa Serbe”, tha Elshani.

Ai tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut në orën 02:25 më 1 qershor.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar e njoftoi prokurorin, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si ‘zjarrvënie’”, tha Elshani.

Në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, edhe në të kaluarën janë regjistruar raste të djegieve të makinave dhe pronave.

Në fillim të prillit, një pjesëtarit të policisë kufitare të Kosovës iu dogj vetura në Mitrovicë të Veriut.

Në mars u regjistruan dy djegie të pronave të serbëve në Kosovë. Një lokal, në pronësi të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, u dogj më 8 mars. Ajo, dhe autoritetet e sigurisë, thanë se zjarrvënia dyshohet se ishte e qëllimshme.

Ndërkaq, më 24 mars u dogj një objekt në pronësi të Nenad Radosavleviqit, drejtor i Drejtorisë për Sport, Rini dhe Kulturë në komunën që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Radosavleviq i tha Radios Evropa e Lirë se beson që zjarrvënia ishte e qëllimshme dhe se motivi ishte politik.

Trendi i djegies së makinave ishte veçanërisht aktual në fund të vitit 2022 dhe gjatë vitit 2023, kur u bë procesi i riregjistrimit të veturave me targa të Kosovës. Për këtë arsye, persona të panjohur dogjën disa vetura me targa RKS (Republika e Kosovës)./ REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com


Sondazhi i ditës:

A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?

  • Po

    14.3%
  • Jo

    82.3%
  • Nuk e di

    3.4%
Vota total: 5384

Votat totale janë unike

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Prishtinë! Kamioni humb kontrollin dhe merr para veturat, 11 të plagosur

Aksident i rëndë në Prishtinë! Kamioni humb kontrollin dhe merr para veturat, 11 të plagosur