Një makinë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.1 të Cërrikut. Si pasojë e flakëve, makina është djegur pjesërisht nga flakët ku fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz. Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga kjo ngjarje. Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se makina është në pronësi shtetasit I.K ndërsa përdorej nga i biri, Englantino Kamberaj që është efektiv i Policisë së Shtetit. Makina është e tipit 'Opel' me taraga AA 623 BB.
Makina e policit ka qënë e parkuar para banesës ku jetonte dhe dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në automjet.
Makina e policit
Makina e djegur dhe polici
Ndërkohë një tjetër automjet është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të portit të Durrësit pranë urës së Dajlanit. Automjeti drejtohej nga shtetesja E.T, 27 -vjeç dhe ka qënë në lëvizje gjatë momentit kur automjeti tip 'Mercedes-Benz' ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht shtetësja në fjalë ka dalë pa u lënduar nga makina, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Zjarri dyshohet të ketë qënë aksidental ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.