Dy makina tip Audi dhe Volsvagen janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në zonën e Bradasheshit, në Elbasan. Sipas burimeve të Report TV, automjetet janë në pronësinë e Egli Hazisllarit  

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe bashkë me agjentët e komisariatit po kontrollon kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sipas dyshimeve të para, zjarri mund të jetë vënë qëllimisht, ndaj hetimet janë përqendruar edhe në pistën e zjarrvënies së qëllimshme.

Lajmi në përditësim