Zjarr i madh në Shkodër/ Shkrumbohen gjatë natës 2 lokale, shkak plasja e bombolës! Digjet fasada e pallatit, ballkonet... e grilat por shpëtojnë banesat (VIDEO)

Digjen gjatë natës dy lokale në qendër të Shkodrës, si pasojë e një zjarri të madh që është përhapur pasi ka plasur një bombol gazi në njërin prej tyre.

Një fakt i tillë është pohuar nga shefi i Repartit të Ndërhyrjes në Zjarrfikësen e Shkodrës, Rdivan Bushati. Ai ka treguar gjithçka ka ndodhur në orën 03:20 minuta të mengjesit të sotëm ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë qenë prezent 5 mjete zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Zjarri që ka përfshirë 2 lokalet e katit të parë, është përhapur duke bërë që të marrë flakë edhe e gjithë fasada e jashtme e pallatit. Ndërkaq janë djegur ballkonet e banesave, lule, grila, por s'ka dëme të konsiderueshme. Ato që janë djegur totalisht dhe kanë rreth 200 mln lekë të vjetra dëme janë lokalet.

Në flakë është përfshirë edhe ashensori i pallatit. Zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit në qendër të qytetit, pranë ish 5 heronjve. Nga ana tjetër Bushati ka ngritur një tjetër shqetësim pikërisht për këtë pallat i cili është një minë me sahat, pasi nuk ka vend për hyrjen e zjarrfikësve nga mbrapa. Falë punës së zjarrfikësve, zjarrin të cilin jemi mësuar ta shohim vetëm nëpër filma arritën ta vëmë në kontroll. Ndërkohë një tjetër video tregon se çfarë ka mbetur mëngjesin e sotëm pas flakëve, ku vihet re se dy lokalet janë shkrumbuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Shkrumbimi i dy lokaleve në Shkodër/ Zjarri u përhap pasi plasi një bombol gazi! Digjen grila, lule e ballkonet e pallatit

Detaje të reja janë zbardhur nga zjarri i madh që ka rënë në Shkodër gjatë orëve të para të mëngjesit, ku janë shkrumbuar 2 lokale dhe është djegur fasada e një pallati dhe ashensori.

Zjarri i rënë ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole në një prej lokaleve që është në katin e parë të pallatit. Një fakt i tillë është pohuar nga shefi i repartit të ndërhyrjes në zjarrfikësen e Shkodrës Rdivan Bushati. Ai ka treguar gjithçka ka ndodhur ne orën 03: 20 minuta te mengjesit të sotëm ndërkohë që në vendin e ngjarjes kane qene prezent 5 mjete zjarrfikëse.

Nga ana tjetër ai ka ngritur një tjetër shqetësim pikërisht për këtë pallat i cili është një minë me sahat pasi nuk ka vend për hyrjen e zjarrfikësve nga mbrapa. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëmtime të të gjithë fasadës. Janë djegur ballkonet e banesave, lule, grila por fatmirësisht zjarri s'ka depërtuar brenda.

"Është marrë njoftimi që ka një zjarr në qendër të qytetit. Vetëm 3 minuta kemi shkuar në vatrën e zjarrit me të gjitha mjete që kemi pasur në dispozicion. Zjarri ka qenë në lokalet poshtë pallatit në një nga lokalet. Ka përfshitë treja lokalet. Edhe ashensorin e 12 kateve. Fatmirësisht spatëm viktima dhe zjarri u neutralizua shumë shpejt për pozicionin dhe vednin, Ska pasur probleme në  banesat sipër lokaleve. Ka pasur vetëm tym.

Ekspertiza po punon. Disa nga lokalet janë ngrohur me bombola gazi. Ka mundësi që bombola të mos ketë qenë e rregullt dhe si pasojë ka shkaktuar një zjarr të tillë. Kjo mendohet se ka qenë arsyeja. Kjo është një pyetje shumë me vend. Është një pallat që nuk ka asnjë hyrje për zjarrfikëset. Jo vetëm për zjarrfikëset por edhe vetë personi futet në vështirësi. I bëj thirje IKMT të hapë rugën për të manovru në raste të tilla. Te ana e zjarrit ska pasur njerëzs, por ballkonet me lule dhe çfarë ka pasur kanë marrë flakë por ska depërtu brenda pallatit. Është minë me sahat., Për raste të tjera duhet të marrim masa për të hapur një rrugë. Vetëm nëpër filma mund të kemi parë një zjarr të tillë por fatmirësisht arritëm ta vëmë në kontroll. Zjarrfikësit janë njerëzit më të papaguar në Shqipëri", tha ai.

Ora 08:18
2 lokalet të shkrumbuara, çfarë ka mbetur pas zjarrit të madh në Shkodër

Kjo është pamja e 2 lokaleve pas fikjes së zjarrit të madh që ka rënë mbrëmë në Shkodër në orët e para të mëngjesit.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, 2 lokalet janë shkrumbuar.

Por pavarësisht zjarrit të madh, ka vetëm dëme materiale në lokale e jo në banesa.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ulsiu: 09/12/2020 09:16

    Sa mire qe ja paskan bere,,, cfare jane ato lokale ngjitur me rotullamen...

    Përgjigju
  • Rusi: 09/12/2020 09:01

    Do ja ken vu apastafat atij lokalit te Rikardit se rrin e shan e komenton si shum neper fb . Nuk rrin urt e xet me ate gru qe ka nqs don me e gezu vec ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik