Digjen lëndë toksike në ish godinën e trikotazhit në Korçë, rrezikojnë shëndetin 10 familje! Shkojnë ekspertë nga Tirana! Banorët: Kjo situatë përsëritet vazhdimisht

KORÇË- Ish godina e trikotazhit në Korçë që ka dalë nga funksioni që prej 1990 është kthyer në problem prej 4-5 muajsh për disa banorët që banojnë pranë saj, pasi në të aktivizohet herë pas here zjarri duke çuar në djegien e disa lëndëve toksike që mendohet se përdoreshin më parë në repartin e ngjyrosjes së trikotazhit.

Është ende e paqartë nëse zjarri aktivizohet vetë apo vihet nga persona të papërgjegjshëm, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar nga policia. Këto djegie lëshojnë helme dhe gazra në ajër duke rrezikuar shëndetin e të paktën 10 familjeve që ndodhen pranë saj. Policia ka rrethuar zonën dhe nuk lejon banorët të afrohen ndërsa apo punohet për shuarjen e flakëve që çojnë në çlirimin e helmeve toksike.

Megjithatë kjo ngjarje dyshohet se përsëritet herë pas herë sipas dëshmive të banorëve. Ata shprehen se në 4-5 muajt e fundit këto vatra zjarri janë aktivizuar disa herë dhe edhe pse institucionet kanë ardhur dhe kanë hetuar, ende nuk kanë dalë më një zgjidhje apo konkluzion sipas tyre.

"Herë pas here nga kjo fabrikë shpërthejnë helme të ndryshme. Kemi lajmëruar instancat dhe kanë parë situatën, kanë bërë ndërhyrje të vogla, por nuk ka zgjidhje përfundimtare. Është tentuar të fiket me ujë, por ajo është ngacmuar dhe ka shpërthyer më shumë. Janë rreth 10 familje që banojnë ngjitur me të dhe në 4 -5 muaj e fundit ka pasur disa zjarre.  Për momentin asnjë masë, banorët janë brenda, ne që jemi jashtë nuk na lënë të hyjnë në pallat", tha një banor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Digjen lëndë toksike në ish-godinën e trikotazhit në Korçë/ Banorë të mbyllur në shtëpi, shkojnë ekspertë nga Tirana

 

Vijon të jetë problematike situata nga reaksioni kimik tek ish-trikotazhi në lagjen nr 9. Përgjatë gjithë ditës në zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë ndërsa ende nuk është bërë një ndërhyrje.

Sipas të dhënave nga Tirana kanë mbërritur ekspertë të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen dhe reaksionin. Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja, por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë.

Do jenë ekspertët ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate për të cilat banorët kërkojnë zhvendosjen sa më parë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë

Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzunin e nderon gjithë stadiumi, një gol larg historisë