Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse po punojnë prej orësh për të vënë në kontroll flakët, që fatkeqësisht kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash që u shërbejnë bagëtive të zonës.
Deri tani nga flakët janë djegur 1 ha kullotë, ndërkohë që zjarrfikëset kanë mundur të ndalin zjarrin që të përhapet edhe në sipërfaqet e tjera.
Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe është vënë nga dy barinj, të cilët janë identifikuara nga policia dhe pritet që ndaj tyre të merren masa.