Tre banesa janë djegur gjatë natës në Bajzë të Malësisë së Madhe në Shkodër. Dy prej banesave kanë qenë të pabanueshme, ndërsa në shtëpinë tjetër jetonin pesë persona, dy prej të cilëve të moshuar.
Më e rëndësishmja është se nga ky zjarr nuk ka patur të lënduar në njerëz, pasi sapo kanë dalluar flakët kanë dalë nga banesa dhe kanë shpëtuar. Fatkeqësisht dëmet janë kolosale pasi një banesë është shkrumbuar plotësisht, ndërsa dy të tjerat kanë pësuar dëmë të konsiderueshme.
Komento