Elbasan, i vihet flaka makinës luksoze të biznesmenit, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Elbasan, i vihet flaka makinës luksoze të biznesmenit, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Policia e Elbasanit

Një makinë është djegur pas mesnatës së kaluar në Elbasan. Policia njofton se automjeti i shkrumbuar është një "Audi Q7", me targë TR 6464M. Në momentin e përfshirjes nga flakët, automjeti ka qenë i parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çlirimi’, ku mjeti në pronësi të shtetasit Agron Balukaj, 46 vjeç, biznesmen në fushën e tregtimit të materialeve elektrike, është djegur pjesërisht. Nga hetimet e para, policia bën të ditur se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.  

Njoftimi i policisë:
Më datë 26.04.2018, rreth orës 01:30, në lagjen Çlirim, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B, 46 vjeç, banues në lagjen Çlirimi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm.

Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erald Delli: 26/04/2018 17:26

    Sa keq. Po të ishte Shullazi në Elbasan nuk do te ishte djegur makina. Kështu ja ka shpëtuar makinën motres time

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?