Digjet automjeti ministrit Krasniqi
Qeveria: Sulm i paprecedentë /Video

Digjet automjeti ministrit Krasniqi<br />Qeveria: Sulm i paprecedentë /Video
Automjeti i familjes së ministrit të Bujqësisë së Kosovës, Memli Krasniqi, është djegur para banesës së tij në Prishtinë, ndërsa ende nuk dihet se kush e ka kryer këtë vepër penale, e cila sipas policisë është zjarrvënie e qëllimshme. 

Në një postim në Facebook, vetë bashkëshortja e Memli Krasniqit ka shkruar për ngjarjen, duke e quajtur një ngjarje absurde djegien e makinës të cilën e përdor për të shoqëruar fëmijët çdo ditë. 

Ndërkohë qeveria e Kosovës e ka dënuar ashpër ngjarjen, duke theksuar se kërkohet të krijojë frikë në vend. 

"Ky sulm i paprecedentë kriminal, synon të krijojë atmosferë të dhunës dhe frikës, si dhe të pengojë punën e Qeverisë së Kosovës dhe rezultatet konkrete të Ministrisë së Bujqësisë si një ndër sektorët parësor për zhvillimin ekonomik të vendit", thuhet në komunikatën e qeverisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin