Digjet banesa e të moshuarit në Korçë, dyshohet për shkaqe aksidentale

Digjet banesa e të moshuarit në Korçë, dyshohet për shkaqe aksidentale

Banesa e djegur në Korçë

Një banesë është pushtuar nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Korçës. Nga informacionet paraprake, vetëm pronari i banesës ka marrë një dëmtim të lehtë në dorë, si pasojë e thyerjes së një xhami.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili ka nisur të gjitha hetimet e nevojshme për të kuptuar shkakun e zjarrit. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i plotë:

Korçë, Informacion paraprak 
Më datë 13.07.2018, rreth orës 11:00, në lagjen nr 7, jemi njoftuar se në banesën e shtetasit A.S, rreth 65 vjeç, ka rënë zjarr.  Nga të dhënat e para, rezulton se vetëm pronari i banesës ka marrë një dëmtim të lehtë në dorë, si pasojë e thyerjes së një xhami.

Zjarri është fikur dhe dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Nis sot 'Eurovision 2024'/ Ja kur do të performojë Besa Kokëdhima

Nis sot 'Eurovision 2024'/ Ja kur do të performojë Besa Kokëdhima