Një banesë e pabanuar në fshatin Kosovë e Vogël, në Lushnje, është shkrumbuar sot nga flakët
Në vendngjarje mbërritën me urgjencë forcat zjarrfikëse dhe efektivë të Policia e Shtetit, të cilët ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.
Zjarrfikësit arritën të vënë flakët nën kontroll, por banesa u dogj plotësisht.
Sipas policisë, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Banesa ishte në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha i cili nuk jetonte aty prej vitesh. Ai kishte lënë porosi një fqinji që të kujdesej për shtëpinë, në të cilën kthehej rrallë.
Ka qenë pikërisht ky i fundit që ai që ka ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse pasi ka parë flakët.
Komente










