DURRËS - Një zjarr masiv shpërtheu mesditën e sotme (rreth orës 13:45) në sektor “Rinia”, pranë “Eco Park” në Durrës. Flakët përfshinë disa autobusë jo funksionalë të kompanisë private "Shega Trans", të cilët nuk përdoreshin prej disa vitesh. Paraprakisht, raportohet për 7 mjete të djegura, ndërsa mbi 10 të tjerë mbetën të padëmtuar.
Në parkun e autobusëve mbërriti policia dhe të zjarrfikëset, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe sqarimin e rrethanave të incidentit. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.
"Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër",- njofton policia.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ka pasur shkaqe aksidentale apo të qëllimshme.
Duhet theksuar se zjarri shkaktoi ndotje të madhe, pasi reja e tymit u përhap në zonën e banuar, në periferi të Durrësit.
Komente












¨Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, autobusët janë të rreshtuar shumë pranë njëri-tjetrit, duke lehtësuar përhapjen e flakëve nga njëri automjet te tjetri.¨ = kjo menyre te evidentuari e dhenie ¨lajmi¨ eshte INJORANCE E PLOTE TEKNIKE! ----- aty, ne ate sektor parkimi, behet gjithnje e me e qarte se eshte hedhur lende djegese ne menyre kapilare, mbi cdo mjet, prandaj dhe furia e zjarrit eshte e shpejte, saktesisht ne zinxhir (per te shpetuar ¨koken¨ e tyre zjarrevenesit...), e keshtu edhe e plote!
Përgjigju