Një furgon i ngarkuar me goma makinash është shkrumbuar nga flakët para pak minutash në fshatin Iliras në aksin nacional Krahës-Memaliaj.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por mësohet se shoferi i furgonit ka ndjerë erën e tymit teksa ka qenë në ecje. Furgoni tip Sprinter ka marrë flakë në pjesën e përparme.
Shoferi Kliton Mullai ka ndalur menjëherë dhe ka dalë jashtë. Ndonëse në vendngjarje shkoi zjarrfikësja e Memaliajt, furgoni bashkë me mallin brenda është djegur. Destinacioni i furgonit ishte Saranda ku do të dërgohej malli.
Komento