I vihet flaka makinës në Sarandë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme (VIDEO)

SARANDË- Një makinë tip “Mercedes-Benz ML” në pronësi të Edmond Dukës është përfshirë nga flakët gjatë natës në lagjen nr.1 të Sarandës, në zonën e rrugës së katërt.

Në momentin kur mjeti me targa AA410IY është përfshirë nga flakë ka qenë e parkuar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Burime nga policia për Report Tv bëjnë me dije se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Si pasojë e djegies së makinës së tij është përfshirë nga flakët edhe një mjet tjetër që ishte parkuar aty pranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë