Digjet “Enver Hoxha”
i Fevziut, në Ferizaj

Digjet “Enver Hoxha”<br />i Fevziut, në Ferizaj
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ferizaj. Pjesëtarët e “Frontit Popullor për Kultivimin e Figurës së Enver Hoxhës” kanë djegur ditën sotme librin e fundit të Bleni Fevziut, “Enver Hozha”.

Bashkë me monografinë e Fevziut ata kanë djegur edhe librin “ Shqipëria e Enver Hoxhës” të disa autorëve jugosllavë, me arsyetimin se ato nuk pasqyrojnë realitetin historik.

”Po e djegim monografinë, është e falsifikuar fund e krye, bashkë me të po e djegim edhe këtë botim të vitit 1981 të 11 autorëve jugosllavë, edhe pse për nga të pavërtetat libri I Blendit ia kalon atij”, shprehet Remzi Hasani drejtor i Frontit.

“Enver Hoxha” i Fevziut
Libri “Enver Hoxha” tenton të tregojë përmes dokumenteve dhe dëshmive të periudhës sesi ish- udhëheqësi komunist i shqiptarëve arriti të konsolidojë dhe të ndërtojë pushtetin e tij. Autori u ka kushtuar një rëndësi të veçantë dokumenteve, ku përmes tyre del qartë raporti i Hoxhës me kundërshtarët dhe sesi arriti t’i eliminonte një nga një. Figura e Enver Hoxhës në biografinë e parë të tij bazuar mbi dokumentet e arkivit personal sipas Blendi Fevziut, është ajo e një tirani të pashembullt, një prej fatkeqësive më të mëdha të këtij vendi, por padyshim një njeri me një talent të spikatur politik, edhe pse një talent kriminal. Në këtë libër është përfshirë edhe ditari personal i Enver Hoxhës, që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit. Një ditar, që sipas autorit Blendi Fevziu ka rreth 7000 faqe.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë