Një zjarr përfshiu një lokal në zonën e Triportit, në Zvernec të Vlorës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve edhe në drejtim të Pyllit të Sodës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën mjetet zjarrfikëse, të cilat nisën ndërhyrjen për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën pyjore.

Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata është normalizuar.