Shefit të paraburgimit të Elbasanit i digjet makina 100 metra larg 'bluve', policia: Dyshohet aksidentale (Momenti i 'Benz'-it në flakë)

ELBASAN-Mbrëmjen e sotme ka shpërthyer në flakë duke u djegur pjesërisht makina e shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi. Report Tv sjell pamjet në flakë të makinës tip 'Benz ML' me targë AA 131 IX, që ka qenë e parkuar 100 metra nga drejtoria e policisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës kur u dogj. 

Sipas policisë nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental, por gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se djegia e makinës dyshohet se ka qenë e qëllimshme për shkak të detyrës, edhe pse nuk ka pasur probleme apo konflikte.

Krenar Kasi

Krenar Kasi disa vite më parë ka qenë shefi i sektorit të narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit, më pas shef i policisë në burgun e Peqinit dhe së fundmi, shef i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan. Mbërritja e shpejtë e zjarrfikëses parandaloi djegien e plotë të makinës, ndërsa policia po vijon hetimet për ngjarjen e sotme.

1577307612_makinadigjetelbasan.jpg

Makina e Krenar Kasit ne flake

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 26/12/2019 08:27

    Njeriu i punes Krenari jo i korruptuar profesionist. Vazhdo perpara luftoje korrupsionin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë