Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës. Ariston Drini në pronësi të të cilit është mjeti tip Fuoristradë Ford, ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm. Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.
‘Rreth orës 1 e 30 kam dëgjuar një plasje, jemi çuar nga gjumi kemi dalë jashtë dhe kemi parë makinën në flakë. Policia ka ardhur ka bërë disa foto këtu dhe ka ikur. Kanë bërë punën e tyre të shohim tani. Nuk kam pasur konflikte me asnjë person, as nuk ja kam idenë kësaj lloj ngjarje.’- tha Drini për Report Tv.
me ate ftyre talebani qe ke ti e pa mundur qe mos te kesh njerez qe nuk te duan....lene pastaj qe je dhe me banden e shqupit
PërgjigjuE ka djegur vet legeni..
Përgjigju