Një makinë Gofl është gjetur i djegur në afërsi të pazarit të Gjirokastrës. Makina tip Golf 3 me targë Gj 9528 A mendohet të jetë djegur rreth orës 2 të mëngjesit, por nuk dihen ende arsyet.
Grupi hetimor është sinjalizuar nga "Shqiponjat" që po patrullonin në zonë, ku kanë njoftuar për një makinë të djegur pran zonës së pazarit.
Policia ka ardhur rreth orës 5 të mëngjesit dhe po hetohet në dy pista atë të zjarrvënës së qëllimshme, ndërsa pista e dytë është ajo e një defekti elektrik në makinë që mund të ketë shkaktuar edhe djegien e automjetit.
Komento